Receta

Pulë me patate, rozmarinë dhe limon nga zonja Albana

17 Qershor, 11:16| Përditesimi: 17 Qershor, 11:17

  • Share

Pulë me patate, rozmarinë dhe limon

Përbërësit:

  • 4 kofsha pule
  • 4 patate mesatare
  • 2 limonë
  • 3-4 degë rozmarinë e freskët
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 lugë mustardë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë rigon
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Lajmë dhe thajmë pulën. E shpojmë pak me majën e thikës për të marrë aromat. Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, hudhrat e shtypura, mustardën, kripën, piperin dhe rozmarinën. Masazhojmë pulën me salcën e krijuar dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta (ose gjatë natës për shije më të thellë). Qërojmë dhe presim patatet në forma të mëdha dhe i përziejmë me pak vaj, kripë, rigon dhe disa feta limoni. Vendosim patatet në një tavë, vendosim sipër copat e pulës dhe e mbulojmë me letër alumini. E vendosim tavën në furrë në 200°C për 40 minuta. Më pas heqim letrën e aluminit dhe e lëmë të piqet për 20 minuta derisa të marrië ngjyrë të artë.

Këshilla nga Albana: Shtimi i pak mjalti në marinadë i jep një nuancë të ëmbël që balancon aciditetin e limonit. Shërbeje me një gotë verë të bardhë të ftohtë për një drekë të plotë verore!

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?