Pulë me qull nga zonja Albana

8 Dhjetor 2022, 10:45| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 10:46

  • Share

Pulë me qull

Përbërësit:

  • 1 pulë të vogël
  • 500 ml qumësht
  • 1 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 120 ml pana
  • Djathë kaçkavall
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ndajmë pulën në copëza, e kriposim dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Pasi pula ka marrë pak ngjyrë shtojmë ujë dhe e lemë të ziejë.

Kaurdisim miellin me gjalpë dhe më pas e shuajmë më pak nga lëngu i zierjes së pulës. Shtojmë më pas thelpinjtë e hudhrës të shtypura, panën dhe djathin e grirë. Vendosim copat e pulës duke rregulluar në fund dhe shijen e qullit me kripë dhe piper të zi.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?