Pulë me rosnica nga zonja Albana

9 Maj 2023, 11:31| Përditesimi: 9 Maj 2023, 11:39

  • Share

Pulë me rosnica

Përbërësit:

  • 4 racione mish pule
  • 350 gr rosnica
  • 1 qepë
  • 1 lgj salcë domate
  • 2 domate
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim rosnicat në vaj ulliri, shtojmë pjesët e pulës, vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta. Më pas shtojmë qepën e grirë imët. Sapo qepa të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e domates dhe domatet e kaluara në blender. E lëmë salcën të lidhet paksa dhe në fund shtojmë masën e ujit, kripën dhe piperin. E lëmë pulën me rosnica të ziejë në lëng të bollshëm.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?