Receta

Pulë me speca dhe ullinj nga zonja Vjollca

15 Prill 2021, 10:35| Përditesimi: 15 Prill 2021, 10:37

  • Share

Pulë me speca dhe ullinj

Përbërësit:

450 gr fileto pule

1 qepë e kuqe ( e vogël)

3 speca me ngjyra mix

1/2 gotë verë të bardhë

1/2 filxhan çaji pure domate

1 grusht ullinj të zinj

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

PërgatItja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë hollë në fije. Shtojmë specat dhe ato të prera në shirita, purenë e domates dhe i lëmë të marrin pak valë. I lëmë të valojnë për pak minuta. ( Ndërkohë në një tigan tjetër ngrohim pak vaj dhe pasi fileton e presim me shirita të holla e pudrosim shumë pak me miell, kaurdisim mishin mirë dhe shtojmë verën dhe e shuajmë me vere. Ndërkohë specat i shtojmë mbi mish në tigan i përziejmë sëbashku duke shtuar dhe 1 dorë ullinj të zi I përziejmë dhe gati për t’I shërbyer.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?