Receta

Pulë me speca nga zonja Albana

1 Korrik, 12:03| Përditesimi: 1 Korrik, 12:04

  • Share

Pulë me speca

Përbërësit:

  • 1 pulë mesatare
  • 3 thelpinj hudhër
  • 4-5 lugë vaj ulliri
  • 400 gr domate në kuti (ose të freskëta)
  • 500 gr speca jeshilë, të verdhë dhe të kuq
  • 200 ml verë e bardhë
  • Kripë, piper i zi i sapobluar

Përgatitja:

Lajmë pulën, e thajmë me një beze të pastër dhe ndajmë në racione. Fërgojmë hudhrën në 2 lugë vaj për 2-3 minuta, më pas shtojmë domatet. Hedhim kripë e piper dhe e lëmë në zjarr të avashtë për 15 minuta, derisa lëngu të mpikset. Ndërkohë presim specat në katërsh, pastrojmë pjesën e brendshme dhe farat dhe i vendosim të piqen derisa lëkura t'u marrë një ngjyrë të errët. Largojmë lëkurën dhe i presim në rripa. Kaurdisim racionet e pulës në vajin e mbetur, rregullojmë shijen me piper e kripë dhe pastaj shtojmë verën. E lëmë në zjarr të moderuar për 15 minuta, më pas shtojmë lëngun e domateve dhe specat dhe e lëmë gatimin në zjarr për 10 minuta të tjera.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?