Receta

Pulë me thërrime, tradita përmetare plot shije nga zonja Albana

15 Maj, 12:15| Përditesimi: 15 Maj, 12:16

  • Share

Supë me thërrime me pulë fshati

Përbërësit:

  • 1 pulë ose zog fshati
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Lëngu i 1 kokërr limoni
  • Kripë, piper i zi

Për thërrimet:

  • 6 lugë gjelle miell
  • 2 të verdha veze
  • Pak kripë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim thërrimet. Bashkojmë miellin me pak kripë. Rrahim dy të verdha vezësh dhe i shtojmë tek mielli. E përziejmë miellin me duar duke e shkoqur me dy pëllëmbët e duarve, derisa të realizojmë kokërriza të vogla. I vendosim  thërrimet në një tavë dhe i lëmë të qendrojnë për 20 minuta. Ndërkohë pastrojmë pulën ose zogun e fshatit dhe e ndajmë në copa. Në një tenxhere, shtojmë vajin e ullirit dhe copat e pulës për t’i skuqur për pak minuta nga të dyja anët. Hedhim pak kripë dhe ujë derisa të mbulohen të gjitha pjesët e pulës dhe i lëmë të zjejnë për 20 minuta. Ndërkohë në një tigan hedhim një lugë gjalpë dhe skuqim thërrimet derisa të zverdhen. I shtojmë më pas në tenxheren ku keni pulën dhe lëngun e saj dhe i vendosim sërish në zjarr për të zjerë bashkë derisa supa të lidhet. Sapo lëngu të jetë mpiksur dhe trashur pak shtojmë hudhrat, lëngun e limonit dhe piperin e zi dhe e heqim nga zjarri.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?