Pulë në petë
Përbërësit:
- 1 pako petë të gatshme
- 1 pulë
- 1 qepë
- Gjalpë
- Arra të copëtuara
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qepën e presim hollë dhe e kaurdisim me gjalpë, më pas shtojmë copat e pulës dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo të marrin pak ngjyrë shtojmë ujin dhe kripën.
Petët e gatshme i shtrojmë në tepsi, të cilën e kemi spërkatur me gjalpë. Shtrojmë petë dhe shtrojmë gjalpë. Pasi të kemi vendosur 6 petët e para, petët e tjera i presim në copa të vogla dhe i shtrojmë të tilla në sipërfaqen e tepsisë.
Shtojmë lëngun dhe sipër copat e pulës, arrat e copëtuara, kripë dhe piper. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.