Pulë në tigan me domate qershi dhe kërpudha nga zonja Albana
Përbërësit:
1 pulë
500 gr kërpudha
100 ml verë e bardhë
7-8 domate qershi
½ lk piper i kuq
½ fç salcë keçap
1 lgj gjalpë
1 lgj vaj ulliri
Koncentrat
Rozmarinë
Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim pulën të ndarë në racione me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas vendosim kërpudhat dhe vazhdojmë kaurdisjen. E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli e spërkasim me kripë, piper të zi, piper të kuq (fara speci djegës) dhe shtojmë salcën keçap. Kemi ngrohur ujë ku kemi shtuar pak koncentrat. Hedhim buljonin në tenxhere, shtojmë rozmarinë dhe domatet qershi në fund dhe e lemë pulën me kapak mbuluar të gatuhet avash avash.