Rajoni i Puljas në Itali duket se nuk heq dorë nga qëllimi i vjetër për ndërtimin e një ujësjellësi nga Shqipëria, pasi jugu është duke u përballur gjithnjë e më tepër me thatësirë. Ideja që dikur iu propozua ish-kryeministrit FatosNano për të çuar me tubacione në jug të Italisë burimin e “Syrit të Kaltër” të Delvinës, tashmë është më konkret. Presidenti i Pulias Michele Emiliano i ëshë rikthyer kësaj çështjeje pasi është rikthyer në detyrë.
Pulia e veprave të mëdha (që nuk i kundërvihet zhvillimit teknologjik) do të donte ‘të vinte bast’ për ujin, i cili është burimi që mungon më shumë në këtë zonë. Është shoqëria aksionare që administron shërbimin e integruar të ujit, Acquedotto Pugliese, e cila vë bast për një rrjet “shpëtimi” mes Pulias dhe Shqipërisë. Menaxhmenti po ngroh motorët ndërsa pret të kalojë nga propozimet në analizën e tabelave batimetrike, ato që tregojnë thellësinë e detit për të konkretizuar vijën që do të ndjekë. Ditët e fundit tema është rishfaqur edhe pas analizës së hartës së investimeve të nisura tashmë, vlera mbi një miliard. Prej vitit 2015, Michele Emiliano ka nisur një përplasje idesh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbi perspektivat e bashkëpunimit në frontin ujor, deri në letrën, e datës shtator 2022, për të eksploruar mundësinë e përshpejtimit të ndërtimit të një ujësjellësi midis brigjeve të Adriatikut. Emiliano, në fakt, sqaroi se Puglia dhe Aqp janë gati të “punojnë një studim fizibiliteti”.
“Shumë herë tema e infrastrukturës ujore Pulia-Shqipëri ka qenë në qendër të diskutimeve me Ramën. Kryeministri ka shfaqur interes për kryerjen e punës. Do të ishte ëndrra e jetës sime edhe sepse lëviz përgjatë vijës së ujit që është burimi i jetës dhe i marrëdhënieve të mira mes territoreve tona. Së fundi, nga ana e kostos ka teknika të reja, siç janë ujësjellësit detarë të mbajtur pezull (të cilët nuk qëndrojnë në shtratin e detit). Një metodë që ka avantazhin se është më pak e kushtueshme dhe e lehtë për t'u mirëmbajtur. Ne besojmë në të”, ka thënë së fundmi Emiliano –
Lëvizjet për përshpejtimin e studimeve kanë të bëjnë edhe me palën shqiptare, ku falë Confindustria Albania (e drejtuar nga puliani Sergio Fontana), zgjidhja për ndërtimin e investimit po verifikohet. Jo vetëm për aspektin teknik, por edhe mbi të gjitha për atë ekonomik.
“Në Shqipëri ka shumë interes për këtë ndërhyrje infrastrukturore – shpjegon Fontana – dhe dosja është në tryezën e kryeministrit Edi Rama. Objektivi është të përcaktohen konturet e fizibilitetit të investimit. Pulia, natyrisht, do të bëjë gjithçka për të arritur qëllimin. Do të ishte një mbështetje e vlefshme për bizneset dhe qytetarët”.
Një vështrim i parë çon në përcaktimin e planit të investimit një miliard euro. Pikat që do të lidhen, në fakt janë 200 kilometra larg njëra-tjetrës, nga të cilat 85 kilometra tubacione nëndetëse dhe 115 kilometra në tokë (30 kilometra në Itali dhe 85 në Shqipëri). Në Pulia pika e lidhjes do të jetë në rezervuarin Galugnano. Ndërsa në Shqipëri një nga tre opsionet në terren është ai i Gjirokastrës (Gjirokastër) me një tank me kokë në Karaburun. Linja batimetrike shënon edhe pikën më të thellë në 855 metra.
Karakteristikat teknike
Nga pikëpamja teknike po flasim për një normë rrjedhjeje prej 4-4.8 metra kub në sekondë (e barabartë me 150 milion metra kub në vit). Për të kuptuar rëndësinë, mjafton të krahasohet kjo rrjedhë me atë të strukturave tashmë ekzistuese. Ujësjellësi i Shqipërisë është i krahasueshëm me prurjen e Caposele. Por cili është përdorimi kryesor? Synimi është zhvendosja e burimeve ujore nga një vend i pasur, si Shqipëria, në një vend të varfër, si Pulia. Sidomos në Salento ku niveli i ujit është gjithnjë e më i kripur dhe më pak i përshtatshëm për t'u pirë.
Për më tepër, të qenit në gjendje të llogarisni në kontributin e ujit shqiptar do të kishte një ndikim jetik në mjedis (më pak tërheqje nga nëntoka do të thotë më pak stres për ekosistemin). Përparësitë, megjithatë, nuk do të ishin vetëm për Pulian. Krahas ndërtimit të infrastrukturës, e cila do të krijonte 8000 vende të reja pune (drejtpërdrejt dhe indirekte), do të kishte të ardhura nga pagesa e ujit të shitur dhe punimet kompensuese që do të përdoren për modernizimin e rrjetit të ujit./ Përshtati në shqip nga Corriere Shqiptarja.com
Asnje pike uji per rajonin e pulias,,,,burimi i syrit te kalter te perdoret per vaditjen e tokave bujqesore ne vere,,sepse kemi temperatura te larta,,,,ose te ndertohet nje fabrike uji,,,dhe ky uje te shitet ne itali,,,jo ta marre italia falas....italia nuk na jep asgje falas...ec.ec..ec...
PërgjigjuVritini fare brokallar helmojini te mbreteroni ju ta beni si dini vet kete vend si atere ne 97
PërgjigjuOre, po me gjithe mend e ka ky trapi yne? Emiliano mire e ka se i ben nder vendit te vet, po Rama ç’nder i ben Shqiperise? Ky artikull flet per studim fizibiliteti, per studim ekonomik e teknik. Asnje fjale nuk thuhet per studim ndikimi ne mjedis!!! Edhe po u be ky studim, me siguri do ta beje ndonje kompani italiane (ose ndonje kompani shqiptare vasale e Rames, si ABKONS), qe do te konkludoje qe mjedisi nuk prishet… Vetem revolta e popullit mnd ta ndaloje kete çmenduri!!!
PërgjigjuKy vend ka pasuri kolosale po sa te jene akoma dy fantazmat PD dhe LSI s.ka per te ecur para.Zhdukini nga faqja e dheut keto shushunja dhe do shikoni zhvillimin
PërgjigjuMjafton togfjaleshi “ nese behet nuk do stresohet me ekosistemi i Puglias” dhe ne rast realizimi keta duhen futur te gjithe ne BURG . Po ekosistemi jone apo ne na ka pjelle lopa e nuk jemi njerez !!!! Jemi katandisur si vend afrikan , te mirat e kesaj toke i gezojne te tjeret e ne marrim rruget e botes per nje kafshate buke , per te mos permendur faktin qe NUK kemi akoma uje neper shtepi ne vitin 2023 . Si ish votues i majte ju them qe keta kane shkare nga mendja .
PërgjigjuSka asgje te keqe qe uji ti shitet italis Por ne radh te pare te zgjidhi problemin e ujit ne shqiperi Dhe pastaj tua shesin italis tepricat dhe me fitimet tua rrisi pensionet pensionisteve Por un kam frik se ky uje do iki ne favor tekoncesioneve te miqve te politikaneve shqiptar dhe populli do mbaj gishtin ne goj
PërgjigjuPopulli Shqiptarë nuk ka ujë me pi, kurse tani Edvin shkjau shqipfolës do e furnizon Italin
PërgjigjuSpiro greku me duket si ti rri ne kafene. Po nuk te djeg lekura dhe nxihet faqja se dukesh qe je patronazhist i thekur. Nuk te vjen pak zor qe nje lajm te tille nuk e ke hasur per 1000 vjet ne kete dynja !!! A ke degjuar ndonjehere thagma te tilla per pasurite kombetare ?! Aq me teper qe ti vete lahesh me kanace dhe ke uje me orar 07.00 - 10.00 dhe 15.00 - 17.00. Apo ska gje bar do vazhdosh te hash vetem ata mos zihen si tha ajo shushka e beratit ne kongres.
PërgjigjuKa folur me edi ramen ky. Sikur eshte edi rama pronar i shqiperise. Derisa shqiptaret ne shtepite e tyre te kene uje 2 ore ne dite, asnje projekt te till nuk ka per te patur.
PërgjigjuFilluan inteligjentet e kafeneve te shkruajne kunder,, po ca te keqe ka le ta marrin ,uji derdhet ne det , po nqse e marrin te funizohet edhe popullata jone do ishte gjeja me e mire..
Përgjigjuvetem tradhetaret falin ujin kur nuk kane ne shtepi te vet e dihet qe rama eshte i tille- po ti cfare je
Skandal
PërgjigjuCfare thoni more ?! Ujin e paster dhe te pijshem tua japim te tjereve e na genjejn me 8000 vende pune te perkohshme ? Turp nese behet marreveshje. Ne paguajme 30 mije leke uje te papijshem nga cezma ne fatura dhe qeverite tona nuk na sjellin ujin qe na ka bekuar Zoti per 24 ore ne burime, e qekan gati projektet e marreveshjet qe te pine uje se po na thahen puljeze e ku di une cfare tjeter.
PërgjigjuSakt ,e the po kujt ja the !!