Christian Pulisic është sumuesi më i ri i Milanit. Ai ka mbërritur në Itali dhe iu ka dërguar mesazhin e parë tifozëve të Milanit.
Ylli amerikan sapo ka zbritur në Itali dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, përpara një transferimi të përhershëm nga Chelsea. Marrëveshja besohet të jetë me vlerë 20 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera bonuse mes dy klubeve.
Pulisic zbarkoi në aeroportin Linate të Milanos të mërkurën në mëngjes dhe kuqezinjtë kanë postuar dy video të mbërritjes së tij. “Sapo kam ardhur në Milano, jam shumë i emocionuar që jam këtu dhe mezi pres të filloj”, ka thënë Pulisic.
Christian Pulisic, just landed. ????⚫️???????? pic.twitter.com/oTz5TVrJGN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 12, 2023
FORZA I N T E R OVUNQUE E DOVUNQUE...
Përgjigju