Sociale
Drejt Punës

“Puna e dorës shëron shpirtin”/ Hate Ora, artizania nga Kukësi i rrëfen sekretet e zanatit brezit të ri (VIDEO)

2 Shtator, 17:21| Përditesimi: 2 Shtator, 17:27

  • Share

Endja në tezgjah është një proces që shëron shpirtin thotë artizania kuksiane Hate Ora. Nga punishtja e saj, ku lëmshet me ngjyra ftojnë brezat të trashëgojnë traditën, nis edicioni i 4-të i ‘Gjallica International Festival’ në Kukës.

***

Mes këtyre këngëve të vjetra të Lumës pranë sofrës shtruar me fli të pjekur ngadalë në saç, artizania e njohur kuksiane, Hate Ora u flet me pasion për endjen në tezgjah dhe punishten e saj, vajzave dhe grave të reja të qytetit.

“Me këtë zanat kam rritur familjen, kam ruajtur mendjen e kokës, sepse kjo punë shëron shpirtin”, thotë Hatja.

Hate Ora e nisi këtë zanat në vitin 1974, pasi iu prenë shpresat për të vijuar studimet në universitet.

Dhe kështu u hap sipari i edicioni të katërt të “The Gjallica International Festival” me temën “Kush Jeton Këtu”, një festival që këtë vit vendosi ta nisë rrugëtimin pikërisht nga zemra e artizanatit kuksian.

Organizatorët e festivalit, artistja kuksiane Hersi Matmuja dhe bashkëshorti i saj, artisti italian Jacopo Conoci, theksuan rëndësinë e ruajtjes së artizanatit si një proces shërues.

“Gratë që thurin kohën me punëdore dhe këngë, shërojnë shpirtin nga stuhitë e brendshme. Lëmshi i ngjyrave çlirohet për të krijuar sexhade e qilima, fije pas fije, ngjyrë pas ngjyre”, u shpreh Matmuja.

Programi i festivalit përfshin një natë të dedikuar talenteve të rinj të Kukësit, si edhe aktivitete të tjera kulturore të përgatitura me kujdes nga çifti i artistëve.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?