Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ka bërë raportimin e fundit të këtij institucioni në Kuvend, mandati i të cilit përfundon në fund të viti. Gjatë raportimit Zguri u ndal në zgjedhjet problematike dhe krizën politike të 2019, që sipas tij bëri viktimë dhe vetë KQZ-në.
Zguri tha se konflikti i fortë politikë, që u shoqërua me daljen e opozitës jashtë sistemit, ndikuan në performancën e KQZ dhe të administratës zgjedhore. Gjatë raportimi, Zguri tha se KQZ nuk ishte shkaku i konfliktit politik të 2019, por minoi të gjithë punën e institucionit dhe besimin gjatë procesit zgjedhor.
"Konflikti i fortë politik i vitit 2019 dhe përplasja për zgjedhjet lokale ndikuan thelbësisht në performancën e KQZ-së dhe të administratës zgjedhore. Konflikti politik i shndërroj ato zgjedhje në zgjedhje jo normale, kurse KQZ-në e çoi në kufijtë e ezaurimit. KQZ-ja nuk ishte shkaku i atij konflikti, por thjesht një nga viktimat e tij. Për shkak të tij, ne nuk funksionuam kurrë në përbërje të plotë, si organ drejtues. Për shkak të tij, administrimi i zgjedhjeve u disbalancua, kontrolli u dobësua, besimi tek procesi u minua. KQZ-ja këtë radhë i mbijetoi përplasjes, sepse ajo nuk ishte në themel të konfliktit, por thjesht një nga viktimat e tij. Një përplasje tjetër e ngjashme, ose më e madhe se kjo mund edhe ta rrëzojë KQZ-në dhe, bashkë me të, gjithë administratën zgjedhore", tha Zguri.
Zguri theksoi se është mjaft e rëndësishme që vendi të ketë një reformë zgjedhore dhe se në të përcaktohet qartë dhe reformimi institucional i KQZ në mënyrë që ta mbrojë atë në të ardhmen nga çdo konflikt politik që mund të lind.
Në mbyllje të fjalës së tij ai tha një mesazh për të gjithë klasën politike që vijon të mos gjejë dakordësi për Reformën Zgjedhore. Zguri tha se zgjedhjet e ardhshme nuk mund të zhvillohen shkel e shko, pasi kjo nuk na lejohet më.
"Përplasjet politike nuk janë në dorën tonë, nuk i parashikojmë dot, nuk i parandalojmë dot. Por reforma institucionale është. Atë e kemi në dorë, atë mund ta bëjmë, për të jemi përgjegjës. Dita që Kuvendi do të miratojë ligjin e ri të zgjedhjeve, nuk do jetë dita që ju dhe ne do të kemi kapërcyer lumin e reformës. Ajo do jetë dita kur, të gjithë bashkë, duhet të futemi me kurajo dhe besim në ujërat e thella dhe të rrëmbyeshme të tij. Mos i’a lini këtë sfidë momentit të fundit, mos i’a lini rastësisë. Zgjedhjet e ardhshme nuk mund t’i bëjmë shkel e shko, nuk na lejohet, nuk është ky standardi ynë", tha Zguri.
Zguri nuk ishte u zgjedhur nga parlanenti por eshte produkt i marreveshjes Rama -Basha pa miratimin e shumices socialiste Per cdo marreveshje duhet te kete aprivim nga asambleja dhe jo te veprojne kryetaret si i do qefi.Keto 30 vjet partite politike majtas dhe dhathtas nuk kane pasur demokraci te brendeshme por diktat kryetaresh .
Përgjigju