Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Puna e mirë e trajnerit, Egnatia 'blindon' Tetovën edhe për 3 sezone

15 Prill 2023, 09:35| Përditesimi: 15 Prill 2023, 09:36

  • Share

Edlir Tetova dhe Egnatia kanë rinovuar kontratën edhe për tre sezone. Me afat deri në fundin e këtij sezoni, puna e mirë e trajnerit ka bindur drejtuesit që i kanë zgjatur kontratën deri në fundin e sezonit 2025-26, për qëllimin ambicioz në zonën europiane.

"Edlir Tetova rinovon kontratën me klubin dhe për 3 sezonet e ardhshme. Në ambientet e klubit trajneri dhe presidenti kanë firmosur rinovimin e kontratës deri ne përfundim të sezonit 2025-2026. Puna e mirë në krye të ekipit nga trajneri Tetova ka bërë që presidenti t'i besoj projektin ambicioz të nisur në fillim të sezonit", njofon Egnatia.

Me 18 ndeshje në krye të Egnatias këtë sezon, Tetova ka siguruar 25 pikë, duke marrë gjashtë fitore, shtatë barazime dhe pesë humbje. 40-vjeçari nga Durrësi e nisi sezonin me rrogozhinasit, teksa u largua për t'u rikthyer sërish javë më vonë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?