Puna e papaguar e grave, njihuni me Vera Mullahun, fermeren e palodhur në Petresh të Elbasanit: S’kam përfituar gjë përveç lodhjes, shpresë emigracioni

7 Maj 2023, 17:47| Përditesimi: 7 Maj 2023, 17:53

  • Share

“T’u bëja doktoreshë e kisha ëndërr kur isha fëmijë, por ishte e pamundur se gjendja ekonomike ishte shumë e dobët.”- tha Vera Mullahu, fermere.

Kjo ishte dëshira më e madhe e Vera Mullahut që në vegjëli. Jeta në fshat dhe mundësitë ekonomike e ngarkuan me të tjera përgjegjësi. Ashtu siç shumë gra krahas përkujdesjes ndaj familjes, Vera merret me bujqësi e blegtori dhe këtë e  bën pa kufizime në orar. Rutina e fshatit është çdo ditë po e njëjta.

‘U ngrita, shkova tek jonxha. Jo shiu , jo rri atje , jo kthehem . Kjo është puna jonë. Këtu kam mbjell patate. Kam serën aty, speca, domate, ja. Ca hasëll aty për zogjtë. Gjithë ditën merrem me punët e shtëpisë dhe akoma nuk e kam fshirë vendin. Asnjë second nuk pushoj dhe nuk kam me pushuar derisa të errësohet.” sink Vera Mullahu, fermere

Banka Botërore analizon se gratë shqiptare harxhojnë 25 vite të jetës së tyre produktive duke rritur fëmijët dhe duke kryer punët pa pagesë në familje, por për gratë në fshat këto vite shtohen, pasi angazhimi është më I madh  Nënën Naferid, sot 82-vjeç e gjetëm duke pastruar oborrin e shtëpisë.

“Jeta këtu është mirë. Gjithsecili punon për vete, për shtëpinë e tij. Sa të punoj aq do të haj.”- u shpreh Naferid Mullahu.

Kryesisht në zonat rurale mos angazhimi i grave  në tregun e punës ndikon negativisht në të ardhurat në familje ku shpesh here burrat iu drejtohen emigracionit.

“Lodhemi shumë dhe asgjë fare nuk kemi përfitu. Vetëm lodhje. Shumë lodhje. Këtë ka fshat se po nuk pate një punë bazë, s’ka të adhura fare. Shyqyr që është emigracioni. Kam bashkëshortin në Greqi”- tha Vera Mullahu, fermere.

Gratë kanë tendencën që në pleqëri të marrin pagesa më të ulëta në formën e pensionit duke u angazhuar në punë me pagesë më pak vite se burrat.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?