Puna e pareshtur e Postës Shqiptare për të rinj të realizuar e të suksesshëm

30 Janar 2023, 14:59| Përditesimi: 30 Janar 2023, 15:06

  • Share

Ata janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Me to identifikohet progresi i shoqërisë sonë; rrugëtimi akademik e destinacioni i studentëve në tregun e punës, është padyshim një sfidë e vazhdueshme që kërkon mund e kohë. Mbështetja e përkrahja për të arritur më të mirën, kurrsesi nuk duhet të mungojë.

Posta Shqiptare ndodhet krah çdonjërit prej tyre, duke ndarë interesa të përbashkëta, eksperienca të njëpasnjëshme, por edhe nisma vizionare. Mjafton të përmendim hapësirën dedikuar ekspozimit të objekteve të vjetra postare, pullës dhe objekteve filatetike, për të kuptuar se tanimë, falë Postës Shqiptare, brezat e rinj do të kenë mundësi të njihen me një tjetër kënd të historisë, ndonëse kronologjia e saj mbetet e shenjuar prej periudhës së ndërtimit të shtetit shqiptar dhe deri në ditët e sotme.

Asgjë nuk ka më shumë vlerë se sa ajo e të paturit të rinj që përqafojnë vlera kulturore e historike. Mbi të gjitha kur një akt i tillë nuk shoqërohet nga nevoja e pashmangshme për t’u shkëputur nga frytet e momentit.

Posta Shqiptare u ofron studentëve mundësinë e kryerjes së praktikës mësimore dhe intership pranë departamenteve të ndryshme të institucionit, për të kuptuar mënyrën se si ajo funksionon praktikisht, por edhe për ta njohur, për fuqinë e saj në treg, llojet e produkteve që ofron, infrastrukturën, etj. Programi i praktikës zgjat për një periudhë kohore nga 1-3 muaj dhe bazohet në marrëveshjet që Posta Shqiptare ka me universitetet e degëve të ndryshme në vend.

Çka vlen tjetër për t’u përmendur është mundësia për t’u përfshirë më tej në proçeset e rekrutimit për pozicionet vakante që mund të ketë në Postë.

Posta Shqiptare i përkrah studentët në çdo çast, edhe në nisje të cikleve të studimit, duke ofruar pikërisht komunikim dhe shërbim të pashembullt nga punonjësit e çdo zyre postare. Por çfarë është më e rëndësishme, pagesa e tarifës së regjistrimit kryhet me komision të ulët, thuajse të papërfillshëm.

Dhe si për të rikonfirmuar angazhimin dhe besnikërinë e saj ndaj të rinjve, çdo maturant dhe student përfiton falë Postës Shqiptare të tjera shërbime, po me komisione të ulëta në treg. Një prej këtyre shërbimeve është ajo e transfertës së parave. Për çdo të tillë brenda Shqipërisë, këta të rinj përfitojnë zbritje me 50% në komision.

Me Postën Shqiptare, periudha studentore nuk karakterizohet nga momente të vështira. Me Postën Shqiptare, studentëve u krijohen rrethana të atilla për të njohur veten dhe atë çka i rrethon; për të zhvilluar aftësi e talente të fshehura, si dhe për t’u lidhur me rrënjët e vendit të tyre.

E Shpejt, e Sigurt, Kudo. Edhe për studentët. Kjo është Posta Shqiptare, me 110 vite histori.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?