3 vite punë e detyruar për mjekët e rinj, debate në komisione! Opozita për tarifën e studimit: Mashtruat, 3-fish më të larta! PS: Kushtetuesja s’e rrëzoi ligjin, kërkoi rregullime

16 Shtator, 16:46| Përditesimi: 16 Shtator, 18:12

  • Share

Diskutimet për ligjin e ri për studentët e mjekësisë janë rikthyer këtë të hënë në komisionin e ligjeve dhe atë të edukimi. Në komisionin përgjegjës të Edukimet debatet, herë pas herë edhe me akuza, u përqendruan më së shumti te mënyra se si u përcaktua kostoja vjetore e studimet për studentët.  

‘Deputetët janë mashtruar me shifrat që vunë në dispozicion. Kostoja që sollët ju në relacion ishte 3 fish më të lartë, si i mashtruat ju deputetët, dhe a ishte kjo një truk për të thënë që situate është e rëndë se ne paguajm shumë tek këto. Janë rreth 7 milion lekë, ndërsa 2 milion e 400 mijë lekë në 2024, ndërsa në relacionin tuaj është shumë e lartë, ose lapsus ose për të mashtruar deputetët e kuvendin.’- tha Zhupa.

‘Kostot janë të përllogaritura nga fakulteti.’- u shpreh Erzen Tola, sekretar i Përgjithshëm në MAS.

‘Keni afat deri ditën e nesërme të sillni koston që ju ka vënë UMT në dispozicion, nuk mund te mashtroni.’- tha Zhupa deputete e PD.

‘Nuk është normale të kërkoni një shkresë që nuk është në rendin e ditës.’- u shpreh Kushi deputete e PS.

Për Ministrinë e Arsimit, përmbysja e 2 porosive të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen me uljen e viteve të punës së detyruar për studentët e mjekësisë por edhe garantimi i punësimit, e shtojnë edhe më shumë karakterin incentivues të ligjit.

‘Ajo çfarë ne shikojmë në këto propozime të ardhura që janë edhe në ligjin 60/2023, por edhe në ndryshimet që po bëhen brenda 3 muajve nga diplomimi u sigurohet punë, në të kundërt marrin pagesë sa 80% të pagës së një mjeku të familjes, pra këto janë masa incentivuese.’- tha Kapaj, zëvendës ministre Arsimi.

Zv. Ministria Kapaj komentoi edhe propozimin e e studentëve që Mjekësia të bëhet degë prioritare.

‘Duhet të plotësohen një sërë kriteresh që të shpallen degë prioritare. Në Fakultetin e Mjekësisë nuk kemi të bëjmë me rënie të kërkesë nga studentët për të studiuar mjekësi.’- u shpreh Kapaj.

Ashtu si te Edukimi edhe në komisionin e Ligjeve deputetët opozitarë kërkuan praninë e ministreve përgjegjëse për të raportuar ligjin, ndërsa pas debateve diskutimi u shtu për të martën.

Diskutimet në Kuvend rinisën 8 muaj pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë. Argumenti i Kushtetueses se afati 5 vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që ky afat të ulet në 3 vite për ata që fillojnë rishtas, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një 1.

Kliko këtu per të parë dokumentin e plotë

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?