Tirana

'Punë të vogla, me dashuri të madhe!' Një kryqëzim i ri për aksesin e PAK dhe bebeve në karrocë

10 Maj 2019, 10:06| Përditesimi: 10 Maj 2019, 10:08

  • Share

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, sistemimi i trotuareve po shoqërohet edhe me lirimin nga pengesat dhe ndërtimin e rampave për personat me aftësi të kufizuara (PAK).

Kryebashkaiku Veliaj siguroi se edhe qindra kryqëzime të tjerë janë në proces, ndërsa zbuloi edhe çelësin e suksesit të punës së tij në mandatin e parë, puna e përditshme.

“Çdo ditë një kryqëzim i ri adaptohet për aksesin e PAK apo bebeve në karroca! Dhjetëra janë bërë, qindra në proces. Ama fjala kyç është: ÇDO DITË! Punë të vogla, me dashuri të madhe”, shkruan Veliaj.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?