Mësuesi Ëngjëll Bregu

Politikë

Skandali me mësuesin pedofil në Berat, firmoset vendimi: Ndalohet konkurrimi dhe punësimi në shkolla i të dënuarve për vepra penale kundrejt të miturve

1 Dhjetor 2021, 19:54| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 20:39

  • Share

TIRANË- Skandali më i fundit në Berat, ka bërë që Ministria e Arsimit të ndryshojë rregullat e punësimit të mësuesve. Nga sot, nuk do të lejohet që të aplikojnë, të konkurrojnë, e aq më tepër të japin mësim persona të dënuar, me një vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore. Vendimi mban firmën e ministres së  Arsimit, Evis Kushi, e cila thotë se me anë të saj synohet që të mbrohen nxënësit nga persona që nuk " garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor".

"Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot  firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore. Ky vendim shmang rrezikun që mund t'i vijë nxënësve tanë nga  persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë", tha ministrja e Arsimit, Evis Kushi. 

Ky vendim erdhi pasi skandali që u regjistrua në një nga shkollat më të mira në Berat, te "22 Tetori"  ku u emërua mësues për lëndët e "fizikës" dhe "informatikës" 62-vjeçari,  Ëngjëll Bregu, i cili rezultonte të ishte dënuar për "pedolifi" dhe "ngacmim seksual" të fëmijëve në vitin 2003. Ishin prindërit e fëmijëve ata shprehën shqetësimin, ku vetëm pas publikimit në media u mor vendimi i largimit të tij nga shkolla.

Vendimi i firmosur nga Ministria e Arsimit Evis Kushi

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liza: 01/12/2021 23:41

    Ka edhe me keq se kaq.Edhe drejtoresha e ZVA.ne Vlore njesoj eshte por ka krahet e ngrohte te Vilma Bellos dhe Selman Hodos.Znj.Kushi eshte komplet e painformuar ka rene preh e ketyre perrsonave dhe nuk i kontrollon dot ose me sakte eshte shoqja e Vilmes.

    Përgjigju
  • Trini: 01/12/2021 20:20

    Po moj shoqja e Balles, ligji e ka pas fajin. Po nuk e dinte ajo dr e dar-it Berat???? I denuari ne kete rast nuk ka faj, bile atij i jane shkelur te drejtatme kete shkarkim. Po ne kete rast duhet te shkarkohet i gjithe personeli i dar Berat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?