Iris Elezi dhe Thomas Logoreci

Kultura

Punësoi bashkëshortin si supervizor në një projekt filmi, shkarkohet drejtoresha e Arkivit Filmik Iris Elezi! Ministrja: Konflikt i hapur interesi

13 Tetor 2021, 12:09| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 13:45

  • Share

Punësoi bashkëshortin duke shkelur hapur konfliktin e interesit, shkarkohet nga detyra drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Iris Elezi. Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Shkeljet e drejtoreshës së Arkivit të Filmit, janë zbuluar pas ankesës së disa punonjësve të arkivit lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë, por edhe punësimit të tij prej 1 viti si supervizor në një projekt të brendshëm.

Në dokumentin e firmosur nga Margariti, thuhet se një jetër motivacion që lidhet me lirm nga detyra, është edhe Mosrespektimi i përsëritur i Ligjit "Për rregullat e etikës në administratën publike", lidhur me marrëdhënien, komunikimin dhe sjelljen me punonjësit e institucionit.

Pas këtij vendimi, Elezi detyrohet të dorëzojë formularin e deklarimit të pasurisë si dhe dokumentacionin e pajisjeve të punës.

Vendimi i shkarkimit
​​​​​​

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lex1: 14/10/2021 21:38

    E drejta vonon por nuk harron. Do mbahen mend si çift për vjedhjen e te drejtes se autorit Maks Velo dhe per abuzimin me detyren shteterore. Turp!

    Përgjigju
  • Studenti Vlore: 13/10/2021 13:36

    Po dekania e Fshh Armela Panajoti ne Vlore qe ben projekte vetem e nepermjet burrit qe smban te njejtin mbiemer qe as vjen fare ne Fakuktet pedagog(pijanec)ne super konflikt interesi.mase kujtohen te vijne njehere ti hedhin nie sy se na griu na leket ne studenteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?