Ekonomi

“Punëtorët e huaj s'janë shpëtim”, eksperti: Biznesi të reflektojë, vetëm punonjësit vendas garantojnë qëndrueshmëri

26 Gusht, 16:05| Përditesimi: 26 Gusht, 18:18

  • Share

Zgjidhje momentale, jo plotësisht produktive por edhe e kushtueshme. Kështu cilësohet marrja e punonjësve të huaj nga bizneset shqiptare.

“Është më tepër nevojë për të mbushur vakancat që kanë sipërmarrjet për të realizuar detyrimet që kanë, por jo një zgjidhje një zgjidhje përfundimtare”, thotë pedagogu dhe eksperti i punësimit Erion Muça.

Gati 12 mijë të huaj kryesisht nga Bangladeshi, India, Nepali, Filipinet apo Turqia  janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë.

“Shumica e të huajve vijnë për punë të thjeshta deri në nivel zanati dhe ky kontingjent nuk është i interesuar për qëndrim afatgjatë në një vend që nuk është i Bashkimit Evropian”, pohon Muça.

LEJE QËNDRIMI PËR PUNËSIM (INSTAT)
Viti 2020                6,465 të huaj
Viti 2021               7,124 të huaj
Viti 2022                7,930 të huaj
Viti 2023                10,360 të huaj
Viti 2024               11,908 të huaj

Përtej pagës, biznesit një punonjësi të huaj i paguajnë edhe transportin dhe akomodimin. Kosto kjo që mund të përkthehej në pagesë më të lartë për vendasit që po emigrojnë.

“Nga njëra anë shumica e bizneseve nuk po arrijnë të modernizohen që të motivojnë apo incentivojnë për të afruar punonjësit vendas, por presin që punonjësit vendas të vijnë si inerci e marrjes së stafit të huaj”, tha pedagogu.

Paga e pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e jetesës, por edhe mungesa e vlerësimit brenda kompanisë thotë eksperti vijojnë të jenë problem në vend.

“Duhet të krijojë skema dhe programe të motivimit dhe trajnimit por edhe shpërblimin e punonjësve vendas. Ti promovojnë dhe të zhvillohet brenda një kompanie. Imediate është ndryshimi i konceptit që punonjësi të shihet si investim dhe jo kosto për biznesin, dhe të mbështetet që të përfitojnë edhe ai jo vetëm kompania. Sot një punonjës bëhet i demotivuar në momentin që tregu i punës nuk i ofron një mundësi në bazë të pritshmërive apo njohurive që ka. Punonjësi është i pirur drejt një page të lartë sepse bën krahasimin mes pagës që merr dhe asaj që i duhet për të jetuar normalisht”, thotë Muça.

Në Shqipëri janë gati 748 mijë punëtorë nga të cilët 563 mijë në sektorin privat për të cilët paguhen kontributet, e pjesa tjetër në shtet dhe referuar shifrave të INSTAT gjysma e punonjësve nuk e arrijnë pagën mesatare prej 822 euro që ka Shqipëria.

SA PAGUHEN SHQIPTARËT? (INSTAT)
Pagë minimale                    92,731 punonjës
40,001-50,000 lekë          172,002 punonjës
50.001- 60.000 lekë          95,723 punonjës
60.001-95.000 lekë         189,950 punonjës
95.001-120.000 lekë         97,218 punonjës
Mbi 120.000 lekë             100,957 punonjës

Shqipëria renditet në vendin e tretë në Evropë për pagën minimale më të ulët, dhe është në vend të fundit sa i takon fuqisë blerëse me këtë pagë. Në vlerësimin e fundit të bërë nga Eurostat, evidentohej se paga minimale më e lartë në rajon ishte në Malin e Zi është 670 euro, Serbi 618 euro apo Maqedoni të Veriut 584 euro.

PAGAT MINIMALE (EUROSTAT)
Mali i Zi      670 €
Serbia          618 €
RMV            584 €
Turqi           558 €
Shqipëri      408 €
Moldavi      285 €
Ukrainë       164 €

K.T./V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keqëdashia: 26/08/2025 16:54

    Po mirë more ekspert po shqiptarët që kanë shkuar si emigrant ekonomik nuk kan siguruar mirëqënie për punëdhënësit e tyrre dhe ekon. e shtetit ku punojnë dhe sot e kësaj dite?Po për familjet e tyre e prindërit në atdhe?Mund të shkruash duke ju bërë thirrje për të qëndruar këtu,për të punuar tokat e tyre,etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?