Punëtori vdes në kantierin e ndërtimit në Durrës, në kartelin e vdekjes i shënohet aksident! Të afërmit e 51-vjeçarit: Nuk kishte kushte sigurie në punë

9 Maj 2022, 12:14| Përditesimi: 9 Maj 2022, 14:09

  • Share

DURRËS- Mungesa e kushteve teknike në punë, i ka marrë jetën një tjetër punëtori në vendin tonë. Genci Spaho, 51-vjeç, babai i dy vajzave, ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në zonën e Spitallës në Durrës, ku po ndërtohen shtëpi të banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 51-vjeçari fillimisht u dërgua për mjekim në spitalin e Durrësit, por më pas u dërgua në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetën mbrëmjen e së shtunës.

Në kartelin e vdekjes së punëtorit, është shënuar sikur 51-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, por familjarët pretendojnë se ka vdekur teksa po punonte si pasojë e mungesës së kushteve teknike.

Për të mësuar më shumë në lidhje me ngjarjen, gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa, intervistoi një familjar të të ndjerit sipas të cilit fillimisht i është thënë se i ndjeri ka rënë nga skelat, por në fakt nga verifikimet që Report Tv kreu në kantier, nuk u konstatuan skela dhe asnjë objekt tjetër sigurie në këtë kantier.

‘Ishte daja ime ishte 52-vjeç. Ka lënë dy vajza në moshë të vogël. I ndjeri punonte në ndërtim. Kishte shumë vite që punon në ndërtim aktualisht në këtë kantier ku ka ndodhur tragjedia ka rreth 3 javë. Nuk besoj se kishte kushte pune. Nuk është se kam pasur ndonjë siguri apo ndonjë kusht. Kur ka ndodh aksidenti më ka marrë në telefon një koleg i tij dhe na ka thënë ka rënë nga skela. Ato thanë ka rënë nga skela, ky ishte versioni i parë, por nga informacionet që kam unë nuk ka pasur skela. Më njoftuan se ishte në spitalin e Durrësit, pastaj është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Aty ka qenë gjatë gjithë kohës në sallë. Doktori na tha se ishte në gjendje të rëndë. Përpjekja e mjekëve ka qenë maksimale, deri në fund dhe ka ndërruar jetë pasdite. Që nga dje, nuk kemi pasur asnjë lloj komunikate as nga policia dhe as nga firma kontraktore.’- u shpreh i afërmi i tij.

Për këtë ngjarje Drejtoria Vendore e Policisë së qytetit të Durrësit, ka arrestuar shtetasit Leonart Pule, Enea Xoxi dhe Rauf Kaci për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kartela mjekore 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fshati: 09/05/2022 15:12

    Ngushellime familjes. Duhet te kete nje ndergjegje kolective per te permiresuar kushtet dhe sigurine ne pune. Por familja duhet te kerkoje demshperblim nga kompania e sigurimit. Kompania e sigurimit mund te kthehet kunder pergjegjesit te aksidentit. Nje familje nuk asnje mundesi ligjore te ndeshkoje apo ta detyroje kompanine ndertuese te paguaj demshperblim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?