Punimet në aeroportin e Kukësit të përqendruara te terminali, me dy kate dhe 300 m²

22 Gusht 2020, 14:52| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 18:37

  • Share

Në aeroportin e Kukësit punimet nuk janë ndërprerë për as edhe një ditë, ndërsa aktualisht janë foksuar tek terminali. Krahas montimit të elementeve dhe kapriatave po punohet me betonin e bazamenteve që e kompletojnë funksionimin e terminalit.

Dy kate do të ketë terminali, që do të jetë i veshur i gjithi në fasadë xhami dhe do të funksionojë me të gjithë elementet, duke nisur me përpunimin e pasagjerëve, kontrollet e chekinet, transportin e bagazheve, me dy porta daljeje, çfarë nënkupton se mund të nisen dy avione njëherësh, sektorin Vip, por edhe ambientet ndihmëse për policinë, zyrat e administratës, baret e ambiente shërbimi, e të gjitha këto në një sipërfaqe rreth 3000 metër katrorë.

Ndërkohë objektet e tjera të vjetra janë në pritje për t'u zhvendosur, së bashku me linjën e tensionit të larte për të cilën tashmë është arritur marrëveshja me OSHEE, ndërsa zgjatimi i pistës me 300 metra të tjera, duket se do të nisë më vonë.

Po ashtu po bëhen edhe punimet ekzisituese për objektet e tjera që kanë nevojë për ndryshim kapacitetesh si depot e ujit, magazinat, rruget paralele dhe ato të shërbimit, apo kontrollit të pistës dhe zgjerimin e vendqëndrimit të avioneve.

Deri më tani punimet janë brenda grafikut të afateve për aeroportin e Kukësit, që fillimisht u ndërtua në vitin 2007 si dhuratë e Emirateve te Bashkuara Arabe për popullin e Kukësit, por që nuk u vu në asnjë rast në funksion.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?