Politikë
Top 24

‘Falsifikim dokumentacioni për projektin e Unazës së Re’, Kryemadhi: Prokuroria të nisë hetimet

7 Dhjetor 2018, 11:59| Përditesimi: 7 Dhjetor 2018, 13:28

  • Share

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me anë të një deklarate për shtyp lidhur pretendimet mbi falsifikimin e firmës së sekretarit amerikan të shtetit për të vijuar punimet në lotin nr.1 të segementit të Unazës së Re. (LEXO KËTU)

Kryemadhi i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet lidhur me projektin e Unazës së Madhe pasi provat janë të mjaftueshme.

Pronar banorët e Unazës së Re nuk i bën as Artan Lame, as Afrim Qëndro, as Erion Veliaj dhe as Edi Rama. I ka bërë ligji i vitit 2006, të cilin ne si politikë e kemi shkelur me të dyja këmbët. Prokuroria e ka veprën penale dhe nuk ka çfarë pret për të filluar hetimet.  Prokuroria ka përpara korrupsionin e tenderit, dokumente të falsifikuara, prandaj nuk mbetet gjë tjetër që të tregojë angazhimin e saj për të treguar që ne kemi bërë reformë në drejtësi.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi ditën e sotme se ndërpreu punimet në lotin Nr.1 të segmentit të Unazës e Re deri në sqarimin e pretendimeve të bëra mediatike për falsifikim dokumentacioni nga kompania “DH Albania shpk”. Gjithashtu ARRSH njoftoi se nëse autoritetet amerikane do të konfirmojnë pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kompania, kontrata do të zgjidhet në mënyrë të njëanshme dhe do të ndiqen procedura të tjera tenderimi.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 07/12/2018 20:44

    SPAKu do ju bej qelizem , nga 91 deri sot . Mjaft e bot busnes politiken . Nuk jeni bo nji dite pune , por vetem politik dhe keni pasuri sikur me qene bisnesmen vipa . Mjaft

    Përgjigju
  • Fredi: 07/12/2018 14:51

    Bajgë ordinere që mandatin dhe partinë , biznesin familjar, e ke fituar me.......gjak!

    Përgjigju
    • Ceço me Biçak: 07/12/2018 18:05

      Me gjak p::::

  • Kreshnik: 07/12/2018 14:35

    Vetem ti Mona pjeshka mos fol per skandalet me ARRSH...na ler ne popullin..Ti e ke drejtorin ne burg per vjedhje ..akoma..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?