Vijojnë punimet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen, ndërsa shprehet se kjo hapësirë e re arti do t’i shtojë kryeqytetit një tjetër dimension bashkëkohor kulturor.
“Mirëmëngjes nga kantieri i Muzeut të ardhshëm Kombëtar të Arteve të Bukura! Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti që do t’i shtojë kryeqytetit një dimension bashkëkohor kulturor.
Hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji sipas standardeve ndërkombëtare, gjithçka gati për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga mbarë bota!”, shkruan ministri Gonxhja.
Më herët, MEKI ka bërë me dije se investimi që po kryhet parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike.
Projekti përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme HVAC për ruajtjen e veprave në kushte optimale.
Komente

Me terhoqi vemendjen nje artikull i Profesor Fuges, perse rinia shqiptare nuk po " dashuron" me.... Dhe ja, doli qe ne fakt dashuria eshte art, ndjenje dhe frymezim. Po kush jane atelieret e falerive te artit?? Valle mos 81 % e tyre shkuan per " in vitro" kur artit i punonin " hallatet" ne rregull??! Perse valle gjithe ky artificialitet ne marredhenje ne cift zgjedh me mire te puthet me mashtrimin, te fleje dh3e te zgjohet me te??!! Si eshte e mundur nese Shqiperia fut 81 % te popullsise se kermave te " in vitros" me soj dhe sorrollop ne kete lloj marredhenje natyrale dhe ndjesore dhe e shnderron ate ne nhe marredhenje te " perdhunuar" konteatash financiare ku mashtrmi i nenshtrohet etjes dhe luksit pa marre parasysh viktimat e tyre familjare qe jane vete femijet e tyre??! A perfshin kjo " kontrate e heshtur" prej 81% e shqiptareve te futej in vitro ne Balljan apo " hallatet" e Ballkanit tallen epshin e tyre per pasuri me dhe pushtet ne kthimin e " nenes Shqiperi" ne nhe grua qe prostituon dyerve te diplomacise??! Post Scriptum: Nese 19% deshirojne te largohen dhe te mos kthehen me, juve do t'ju bente pershtypje??! Natyrisht qe jo krahasuar me 81% te popullsise, rreth 2 100 000 banore...
Përgjigju