Foto ilustruese

Kronikë

Punimet në nënstacionin e ri të Orikumit, ja zonat pa energji elektrike

7 Korrik 2018, 09:43| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 09:48

  • Share

Në kuadër të projektit për ndërtimin e N/stacionit të ri të Orikumit 110/35/20kV, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se do të vendosë një shtyllë të re në datat 7 - 9 Korrik.

Për rrjedhojë, do të stakohet linja 35kV Uji i Ftohtë–Radhimë, për t’i hapur rrugë ndërhyrjes në rrjet.

Punimet do të zhvillohen gjatë intervalit kohor 04:30 deri në 05:30 të mëngjesit për të evituar sadopak impaktin e mungesës së dritave në zonat si më poshtë:

Radhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufër, Orikum dhe Shën Thanasi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?