Punimet në rrugën e 'Durrësit', bashkia njofton se di do të lëvizin automjetet

21 Korrik 2020, 10:25| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 21:43

  • Share

Për shkak të punimeve për rehabilitimin e kanalizimeve bashkia e Tiranës njofton se në rrugën e 'Durrësit' do të ketë kufizime të lëvizjeve sipas një plani të caktuar.

Bashkia ka nisur një tjetër investim në kryeqytet për rrjetin e kanalizimeve dhe rehabilitimit të Rrugës së “Durrësit”. Për këtë qëllim, nga qarkullimi i automjeteve në segmentin Rruga e “Durrësit”, nga Rruga “Ded Gjo Luli” deri në sheshin “Karl Topia” do të bëhet i kufizuar. Linjat e transportit publik që qarkullojne në rrugën e “Durrësit” do të devijohen për në rrugën “Mine Peza”, me stacionim në afërsi të kryqëzimit me rrugën “Milan Shuflaj ”. Kurse, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.

Sipas planit të lëvizjes, gjatë fazës së parë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Asim Vokshi” në afërsi të sheshit “Karl Topia”, sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “Asim Vokshi” me drejtim lindje-perëndim. Qarkullimi i automjeteve do të kryhet me dy sense në Rrugën “Asim Vokshi” me drejtim perëndim-lindje. Gjithashtu, ndalohet lëvizja e automjeteve nnë rrugën “Asim Vokshi” me drejtim perëndim-lindje.

Ndërkaq, gjatë fazës së dytë, do të ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës së “Durrësit” nga sheshi “Karl Topia” deri në afërsi të kryqëzimit me “Kafe Flora”. Lëvizja e automjeteve do të kryhet me dy sense në rrugën “Mine Peza”, ku do të ndalohet parkimi në të dyja anët e rrugës. Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, do të lihen të lira kalimet të rrugët “Fortuzi”, “Bogdanët” dhe “Milan Shuflaj” gjatë gjithë fazës ndërtimore.

Ndërsa, gjatë fazës së tretë, do të ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës së “Durrësit” nga  kryqëzimit me rrugën “Mine Peza” deri te sheshi “Skenderbej”. Punimet do të kryhen vetëm natën në mënyrë që qarkullimi i automjeteve do të jetë i lirë në rrugën “Ded Gjo Luli”. Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në rrugën “Asim Vokshi” në afërsi të sheshit “Karl Topia” deri në rrugën “Hysni Gërbolli”. Edhe në këtë segment, punimet do të kryhen vetëm natën në mënyrë që qarkullimi i automjeteve do të jetë i lirë në unazën e qytetit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 22/07/2020 00:20

    I FILLOVE QE I FILLOVE PUNIMET NE RRUGEN E DURRESIT ERION,,,BEJ DHE NJE KORSI BICIKLETASH TEK RRUGA MINE PEZA,,,DHE TEK RRUGA FORTUZI,,,ATY NE RRUGEN FORTUZI MUND TE ZGJEROSH DHE TROTUARIN SE ESHTE SHUME I NGUSHTE NE TE DY KRAHET...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?