Unaza e madhe

Sociale

Punimet në Unazën e Madhe, bllokohet një pjesë e aksit më 8 dhe 9 mars (ORARET)

7 Mars, 15:28| Përditesimi: 7 Mars, 17:39

  • Share

TIRANË-Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi zyrtar se në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve në Unazën e Madhe, është planifikuar bllokimi i disa akseve. 

Në njoftim thuhet se bllokimi do të kryhet për shkak të hedhjes së shtesës së fundit të asfaltbetonit. 

“Në kuadër të fazës përfundimtare të punimeve të ndërtimit të rrugës në objektin: “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, në datat 08-09.03.2025 është planifikuar të realizohet shtresa e asfaltobetonit në aksin kryesor të këtij segmenti, konkretisht nga ish-Sheshi Shqiponja deri tek ura e Lumit të Tiranës. “-thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër ARRSH njofton se në oraret 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit do të bllokohet një pjesë e lëvizjeve në disa segmente. 

"Në datën 08.03.2025 ora 20:00-06:00 do të kryhen punimet në krahun e djathtë të aksit kryesor dhe për pasojë do të bllokohet lëvizja e automjeteve në Tunelet nr.2 (rryma e trafikut që vjen nga autostrada Tiranë-Durrës me drejtim Unazën Veriore) dhe Tunelin nr.1 (rryma e trafikut që vjen në aksin kryesor nga Teodor Keko me destinacion Unazën Veriore). Në datën 09.03.2025 (ora 20:00 - 06:00) do të ketë punime në krahun e majtë dhe trafiku duhet të devijohet për në nënkalimin e Paskuqanit duke i drejtuar automjetet ne rrugët që lidhen me këtë nyje."-përfundon njoftimi. 

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i cili ka thënë, se sipas tij ky njoftim është po aq i ngjashëm me rastin e "Tunelit të Llogarasë". Sipas Vasilit ky njoftim fsheh ngjarjen se punimet aty vazhdojnë, duke qenë ze zyrtarisht Unaza e Madhe u inaguarua në 30 Dhjetor. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?