Kronikë
Top 24

Punimet për kanalizimet/ Mbyllet stacioni i trenit në Durrës, zhvendoset një muaj në Shkozet

13 Janar 2019, 22:20| Përditesimi: 13 Janar 2019, 22:23

  • Share

Për rreth një muaj stacioni i trenit në Durrës do të jetë i mbyllur, ndërsa është zhvendosur në Shkozet provizorisht. Stacioni është mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen nga bashkia pranë stacionit në Durrës për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza.

Për këtë arsye, Drejtoria e Hekurudhave vendosi që duke nisur nga kjo fundjavë që po lëmë pas, të gjitha nisjet dhe mbërritjet e trenave të udhëtarëve të zhvendosen në stacionin e vogël hekurudhor të Shkozetit. Gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku raporton se nuk do të ketë ndryshime të orarit të udhëtimeve.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?