Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, pamjet me dron! Rama: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet

22 Korrik, 10:45| Përditesimi: 22 Korrik, 12:21

  • Share

TIRANË- Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës vijojnë për ndërprerje. Në ‘Sheshin Shqiponja-Urat mbi lumin Tiranë’ kanë përfunduar punimet e betonimit të nënstrukturave të betonit dhe paralelisht po punohet për montimin e strukturës metalike.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga punimet dhe thekson se ky projekt ka rëndësi madhore për kryeqyteti.

‘Ky projekt me rëndësi madhore për kryeqytetin, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, por do të ketë impakt dhe në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, zhvillimin e bizneseve të reja dhe aksesueshmërinë me çdo portë hyrëse e dalëse për në Tiranë.’- shkruan Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.

Përfundimi i saj në vitin 2024 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 22/07/2024 11:47

    Nuk besoj se mbaron ne fund te vitit.Ka qamet punë,po gjithesesi te shpresojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?