Punimet për Pediatrinë e Tiranës janë në përfundimin e fazës së dytë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet në rrjetin e tij social ku shkruan se vijon puna për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të QSUT.
“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël.
Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”- shkruan Rama.