Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar pamjet nga punimet që po kryhen në Qukës - Qafë Plloçë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, thotë se në këtë kantier po punohet me të gjitha parametrat që kërkohen.
“Ky është kantieri i punimeve Qukës-Qafë Plloçë, ku në Lotin 1 po punohet për Urën nr. 4, me rrugët sekondare, me shtresat asfaltike, ndërtimin e mureve mbajtëse, mbrojtjen dhe stabilizimin e skarpatave ndërkohë që në Lotin 2, km 19 e deri në km 20, po punohet për ndërtimin e trasesë”, shkruan kryeministri Rama
Komento