Foto ilustruese

Kronikë

Punimet rehabilituese në rrjet/ OST: Të enjten dhe të premten disa zona 7 orë pa energji elektrike në Shkodër dhe Lezhë   

22 Janar 2019, 10:50| Përditesimi: 22 Janar 2019, 11:05

  • Share

Operatori i Sistemit të Transmetimet njofton se kanë nisur punimet rehabilituese të linjës energjetike Shkopet-Lac1 dhe se për shkak të punimeve që do të realizohen në rrjet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në rrethin e Kurbinit në datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00, ku do të stakohet e tokëzohet linja Shkopet – Laç 1, linja të Fidrit Milot në N/Stacionin Laç 2 dhe linjat: Laç 2 – Ulëz dhe Laç 2– Lezhë.

 “Për shkak të veprimeve operative në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbetet pa energji elektrike disa  zona në rrethin e Kurbinit më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00 dhe në rrethin Shkodër dhe Lezhë më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 rreth 5 min pa energji”,  thuhet në njoftimin e OST-së .

Duke kërkuar mirëkuptim e qytetarëve, Operatori i Sistemit të Transmetimit thotë në njoftim se zonat  që mbeten pa energji në rrethin e Kurbinit janë konkretisht disa zona : Fshatrat Dilknisht, Leftere, Selite, Vinjolle, Daul, Skuraj, Gernac, Gallate, Qyteti Laç, Fshatrat: Milot, Mali Bardhe, Shete,Skuraj etj.

Njoftimi  i plotë i OST-së:

Në vijim të njoftimit të mëparshëm lidhur me njoftimin për shtyp për punime rehabilituese të linjës Shkopet – Laç,  më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri më 15:00, OST sh.a ju njofton se për shkak të këtyre punimeve në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbeten pa energji elektike disa  zona në rrethin e Kurbinit më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00.

Në vijim të njoftimit të mëparshëm lidhur me njoftimin për shtyp për punime rehabilituese të linjës Shkopet – Laç,  më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri më 15:00, OST sh.a ju njofton se për shkak të këtyre punimeve në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbeten pa energji elektike disa  zona në rrethin e Kurbinit më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019 nga ora 08:00 deri me 15:00. Pa energji mbetet N/stacioni Lac 2, Hec Hurdhas. Numuri i konsumatoreve qe mbeten pa energji: 5274 Abonente.Për shkak të veprimeve operative në rrjetin e sistemit të transmetimit, do të mbetet pa energji elektrike disa  zona në rrethin Shkodër dhe Lezhë më datat 24-25/01/2019 dhe 28-29/01/2019, kohezgjatja e nderprerjeve 5 min pa energji.

OST kerkon mirekuptimin e qytetareve ne zonat e mbetura pa energji, duke garantuar qe nepermjet ketyre investimeve rritet siguria dhe cilesia ne furnizimin me energji elektrike.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?