Kronikë

Punimet te ‘Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa’, ARRSH: Po riparohet ndriçimi rrugor, bllokohet korsia e shpejtësisë e drejtimit Shkozet-Plepa apo Plepa-Shkozet

23 Gusht 2021, 10:54| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 11:07

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e mjeteve se do të kryhen punime në segmentin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa (K/Rr.Nr.4)" pwr riparimin e ndriçmit rrugor. Sipas ARRSH kryerja e punimeve do të bëhet brena afatit 20 ditor dhe punimet do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.

ARRSH njofton se për kryerjen e punimeve është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”.

‘Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Policinë Rrugore ju njoftojnë se: Në segmentin rrugor "Mbikalimi i Shkozetit-Mbikalimi Plepa (K/Rr.Nr.4)", do të kryhen punimet për riparimin e ndriçimit, i cili aktualisht është jashtë funksionit. Sipas grafikut është parashikuar që punimet të përfundojnë brenda afatit 20-ditor dhe do të kryhen gjatë natës për të mos penguar trafikun, duke filluar nga data 23.08.2021, ora 22:00-06:00, deri në datën 11.09.2021.

Për rritjen e sigurisë rrugore në këtë segment, ARRSH ka miratuar urdhrin e punimeve të emergjencës (EËO 024), për riparimin dhe vënien në funksion të ndriçimit rrugor të këtij aksi të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve .

Kryerja e këtyre punimeve do të bëhet në mënyrë të sigurt dhe cilësore pa penguar trafikun, është e domosdoshme që korsia e shpejtësisë, e drejtimit Shkozet-Plepa, apo Plepa-Shkozet (sipas nevojave dhe fluksit të trafikut), të bllokohet duke vendosur të gjithë sinjalistikën informuese/paralajmëruese në përputhje të plotë me “Manualin e Sinjalizimit Rrugor”.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për punimet që do të kryhen gjatë kësaj periudhe!’- njofton ARRSH.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?