Punimet tek Mbretëresha Geraldinë, dhe diferenca për opozitën mes Gentian Sulës dhe Gjergji Lucës

21 Mars 2021, 19:26| Përditesimi: 21 Mars 2021, 19:41

  • Share

Rindërtimi i maternitetit Mbretëresha Geraldinë ndan opozitën shqiptare. Sipas një ankese publike nga Albana Vokshi e Partisë Demokratike, ky projekt përbën një skandal sepse spitali i vjetër është shpallur monument kulture prej vitesh dhe prishja e tij përbën një krim kulturor të ngjashëm me prishjen e Teatrit Kombëtar. Më pas Vokshi akuzoi firmën që fitoi garën si të favorizuar nga Erion Veliaj dhe Edi Rama, gjithashtu në dhjetra tenderë të tjerë.

Firma është “Agi Kons” e Gentian Sulës, i cili, në të vërtetë ka regjistruar një rritje të dukshme të xhiros së saj në vitet e fundit. Midis 2019 dhe 2021, “AGI Kons” fitoi tenderë publikë për 2 miliardë e 300 milion lekë të reja, të barabarta me rreth 19 milion euro, por familja Berisha kurrë nuk është dëgjuar të reagojë për të drejtpërdrejtë nga 2018 e këtej.

Menjëherë Ministria e Shëndetësisë, e cila ia besoi punën ”Agi Kons” për një vlerë prej 466 milionë lekë të reja (+ tvsh), shpërndau një lajm për të shpjeguar se në realitet pjesa historike e spitalit nuk do të prishet por vetëm do të rinovohet, ndërsa e dyta, krahu i ndërtesës që nuk do të ishte një monument historik dhe që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit do të shkatërrohet dhe do të rindërtohet plotësisht.

Por, përse lajmi ndau opozitën? Sepse në qendër të akuzave është Gentian Sula i cili është një nga ata "oligarkë" që arrin të lundrojë në mënyrë perfekte midis mazhorancës dhe opozitës. Televizioni i familjes Berisha në fakt është strehuar për rreth dy vjet brenda ambienteve të Gentian Sulës, i cili kërkoi një qira shumë më të ulët se vlera e tregut. Në këmbim të këtij favorizimi, televizioni i Berishës nuk shqetëson biznesin e tij dhe madje, Partia Demokratike shmang shqetësimin e tij. Dhe në fakt, denoncimi i Albana Vokshit (mbeti anonime, pasi ajo nuk guxonte të shqiptonte emrin e kompanisë apo të pronarit të saj) ishte fshehur totalisht nga ky televizion i cili, edhe në portalin e tij në internet, nuk ka ngritur asnjëherë ndonjë akuzë kundër dhjetra tendererave publikë të fituar nga Gentian Sula.

“Agi Kons” qëndron kështu në listën e gjelbër të ''oligarkëve'' të hartuar nga opozita, dhe që parashikon imunitet total për ata biznesmenë që kontribuojnë konkretisht në financat e klanit Berisha, në të cilin bën pjesë dhe Lulzim Basha përmes kunatit të tij Erion Isufi. Ndërsa ata që nuk paguajnë, linçohen publikisht dhe madje sulmohen fizikisht, siç ndodhi ditët e fundit me biznesmenin nga Elbasani Gjergj Luca.

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lana: 21/03/2021 20:41

    Gentian Sula ka strehuar shume nga lakejt e opozites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?