Politikë

‘Puno aty ku ke zemrën’, Rama: ‘Paketa e Maleve’, mbështetje nëse doni të riktheheni në tokat e të parëve! Asnjë taksë deri në 10 vjet për 500 aplikantët e parë

27 Mars, 07:36| Përditesimi: 27 Mars, 08:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me një video ku flet për Paketën e Maleve, ligjin e sapomiratuar dhe që i hap rrugë investimeve në agroturizëm. Kreu i qeverisë shkruan se ky ligj është një mundësi reale dhe mbështetje e posaçme për ata që duan të rikthehen në tokat e tyre dhe të ndërtojnë një biznes. 

Ai rithekson gjithashtu se procedurat do të jenë të lehtësuara për 500 aplikantët e parë, të cilët do të përfitojnë zero taksë e zero TVSH  për 10 vjet. 

“Mirëmëngjes dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

”Paketa e Maleve” synon të mundësojë investime për zhvillimin e turizmit, rimëkëmbjen e ekonomisë e nxitjen e punësimit në zonat malore. Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e peizazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?