Sociale

Restaurues prej 34 vitesh në Vatikan, Lugja për Report Tv: Papa Françesku shkurtoi shpenzimet e luksit! E donte Shqipërinë, interesohej për vuajtjet e komunizmit

22 Prill, 14:13| Përditesimi: 22 Prill, 14:34

  • Share

Një restaurues prej 34 vitesh në Vatikan, Ndue Lugja, ndan për Report Tv momente të veçanta me Papa Françeskun dhe dy Papët përpara tij. Lugja, nëpërmjet një lidhjeje Skype, ka ndarë eksperiencën e tij në Vatikan. Ai shprehet se vdekja e Papa Françeskut është e trishtueshme dhe thotë se ka shumë kujtime të bukura me të.

Restauruesi e veçon Papa Françeskun nga dy Papët e tjerë, duke e treguar si më të afrueshëm, por edhe më të dashur për njerëzit. Sipas tij, ai ishte një njeri që i dhimbseshin shumë të vuajturit. Papa Françesku, sipas rrëfimit të tij, bëri një ndryshim që ra në sy në Vatikan duke shkurtuar shpenzimet e luksit. 

"Ai shkurtoi shpenzimet e ‘luksit’ në Vatikan dhe solli ndryshime ekonomike. Lugja thotë se qëllimi i Papës së ndjerë ishte që Vatikani të mos identifikohej me luksin. Vdekja e Papa Françeskut erdhi jo se ishte e papritur, por erdhi. Ai, deri ditën e fundit, përshëndeti besimtarët dhe të nesërmen u nda nga jeta. Vdekja e tij na trishtoi shumë. Unë kam shumë kujtime në Vatikan. Unë kam punuar në Vatikan nga 1991. Kam kaluar 3 Papë. Me Papa Françeskun unë kam kujtime shumë të bukura, më të bukura se me dy Papët e kaluar. Ai ishte njeri i të vuajturve. Ishte njeri i thjeshtë, ishte njeri që komunikonte, ishte njeri që solli shumë ndryshime në Vatikan. Në Vatikan ai solli edhe ndryshime ekonomike, duke hequr luksin, duke hequr shpenzimet e shumta. Ai nuk pranonte që Vatikani të identifikohej si i pasur. Ai, me qartësinë dhe humorin e tij, i bindi të tjerët. Unë kam punuar si piktor dhe restaurator. Kam punuar shumë gjatë pranë kishës së ‘Shën Pjetrit’. Ai hoqi gjithë shpenzimet e tepërta. Kjo është ajo që ka rënë më shumë në sy këtu."-tha Lugja.

Më tej, Lugja tregon edhe eksperiencën e tij gjatë restaurimit të “Portës së Shenjtë” në Vatikan, një nga monumentet më të njohura. Ai tregon se ka qenë një nga njerëzit që e ka hapur ‘Portën e Shenjtë’.

"Në ‘Portën e Shenjtë’ këtu në ‘Shën Pjetër’ ka diçka të veçantë, aty pranë janë dy kuti. Në njërën ndodhet një pllakë ari, ku shkruhet emri i Papës që ka mbyllur atë portë për herë të parë, dhe pastaj janë të gjitha udhëzimet dhe testamentet. Unë kam qenë një ndër anëtarët e komisionit të hapjes së ‘Portës së Shenjtë’."-tha Lugja. 

Lugja tregon në fund edhe një moment që ka kaluar me Papa Françeskun, ku kanë folur për Shqipërinë.

"Folëm për Shqipërinë në përgjithësi dhe kemi folur për problemet e komunizmit dhe vuajtjet në sistemin e kaluar. Ishte shumë i interesuar për kohën dhe ndodhitë në sistemin komunist në Shqipëri në raport me fenë."-tha Lugja. 

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?