Itali- Një i ri italian është arrestuar nga policia në trafik të drogave të forta, teksa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën sasi të mëdha kokaine, armatim, municion dhe sende të tjera për përgatitjen e mallit, deri edhe te soda e bukës.
Ky ishte një nga detajet që u ra në sy hetuesve, pasi dyshohet se lënda narkotike mund të pritet (përzierja) deri edhe me sodë bukë përveçse paratecomolit dhe përbërësve të tjera kimikë.
Mes sekuestrimeve është edhe një pako “Bicarbonat”, e gjetur në banesë, ndërsa sasia e drogës së kapur sipas hetuesve shkonte në 1 kilogram.
Por gjatë marrjes në pyetje, i riu ka rrëfyer para hetuesve edhe se për kë punonte.
Francesco Dall'O' ka dëshmuar se ai punonte për palët e treta që i siguronin edhe mallin.
“Unë merresha me shqiptarët dhe punoja për ta, ata ma jepnin drogën”, mësohet të ketë thënë i arrestuari sipas raportimit të medias italiane.
Francesco Dall'O' iu përgjigj pyetjeve të gjyqtarit hetues duke nënvizuar si shkak edhe borxhin e tij.
Pas dëshmisë së tij, ku mori përsipër autorësinë për sekuestrimet në banesë, hetuesit liruan dy prej personave të tjerë që do hetohen në gjendje të lirë. Operacioni u krye në Verilindjen e Italisë, për goditjen e një rrjeti të madh të shpërndarjes së drogës në zonën e alpeve.
Komente
