Foto ilustruese

Kronikë

'Punoja për të shlyer borxhin 11 mijë paund', 30-vjeçari shqiptari u kap në 'shtëpinë e barit'! E dënojnë me 6 muaj burg

9 Nëntor 2022, 10:03| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 10:07

  • Share

Samed Halilaj, një 30-vjeçar shqiptar u arrestua pasi u kap në një “shtëpi bari” në Britaninë e Madhe. 30-vjeçari tha se ai po punonte në fermën e kanabisit pasi kishte një borxh për të shlyer prej 11 mijë paundësh.

Halilaj u arrestua teksa ishte duke u kujdesur për bimët e kanabisit në një pronë në Oksford. Avokatja e tij, Lucy Ffrench, i tha Gjykatës së Kurorës së Oksfordit se kushtet 'të vështira' në të cilat u gjend klienti i saj ishin të detajuara në deklaratën që ka dhënë.

Kur policia bastisi gjysmën muajin e kaluar, ata zbuluan një strukturë të stilit industrial me një total prej 203 bimësh që rriteshin në shtëpi. Halilaj, nga Nowell Road, Rose Hill, u deklarua fajtor në gjykatën e magjistraturës për prodhimin e një droge të klasit B. Ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?