Ardis Plisi

Punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit! Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që i dorëzoi portofolin me euro turistes belge

18 Gusht, 18:52| Përditesimi: 18 Gusht, 18:56

  • Share

Duhej të ishte duke shijuar pushimet verore, në liqen apo bregdet por 14-vjeçari Ardis Plisi, ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë verës për të ndihmuar ekonomikisht familjen.

Me kulturën dhe bujarinë e tij, jo vetëm në pune, ai i dha edhe një imazh të mirë Shirokës, lagjes ku banon në Shkodër, por edhe Shqipërisë, duke treguar vlerat me të mira të popullit tonë.

Dy ditë me parë, Ardisi gjeti në tavolinën ku shërbente një çantë brenda së cilës kishte para dhe dokumente të një turisteje belge.

“Kishte karta, shumë lekë, biletë avioni, dokumente edhe shumë të tjera me rëndësi. Pse të mos ia ktheja. Mua më kanë mësuar prindërit që gjëja e huaj i kthehet të zotit”, tha 14-vjeçari.

“E kam marrë direkt në punë sepse është një djalë i shkathët, ai më mban krejt lokalin. Punon 16 orë në ditë. Më ka pëlqyer shumë gjesti”, tha pronari i lokalit.

Vetëm kur ka mbërritur në Theth për të bërë pagesën e hotelit, belgia Katrine Fabianne ka vënë re se i mungonte çanta e saj, duke i humbur të gjitha shpresat për paratë, kartat e bankës dhe pasaportat.

Dhjetëra shqiptarë, tregon turistja, më kanë kontaktuar për të më ndihmuar.

“Në mbrëmje në Theth, shkova tek makina për të marrë çantën dhe nuk ishte aty. I thashë të dashurit tim, që çantën e kam harruar në Shirokë, dhe ai mu përgjigj: Tani morëm fund. Tentova të gjej lokali online dhe ta telefonoj por ishte e pamundur. Nisem të riktheheshim për Shkodër kur papritur në telefonin tim, në Facebook, mbërritën me dhjetëra e dhjetëra mesazhe të shqiptareve që e kishin parë online postimin për çantën e gjetur.

Ata me lajmëruan se një djalë i ri e kishte gjetur dhe i kishte dërguar tek policia, pastaj shkova në komisariat dhe mora gjithçka çfarë më kishte humbur. As në ëndrrat e mia me të bukura, nuk do e kisha imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhte. I jam shumë shumë mirënjohëse Ardisit. Ndryshe nga çfarë dëgjojmë nëpër Europë për shqiptarët, këtu kam gjetur diçka tjetër. Njerëz fantastik”, deklaroi turistja.

Në një tjetër histori, dy vite me parë, në Shkodër, 16-vjeçari Erind Shkambaj, gjeti në tokë një portofol me mbi 6000 euro dhe ia dorëzoi një turisti Italian që i kishte humbur.TCH

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reshat pepa: 21/08/2024 18:16

    Bravo djali ka nderuar veten familjen dhe atdheun e ruajte zoti

    Përgjigju
  • Gimi: 20/08/2024 17:28

    Kujdes! Ai djali i vogel, adoleshent, qe punoka 16 ore eshte skllaverim dhe pronarin e pashpirt nga Shiroka, t’i behet nje kontroll e kap ligji. Ai shfrytezon nje minoren! Shpresojme qe ligji te veproje dhe gazetari te mos mburret me 16 oresha pune me te mitur apo edhe te rritur!

    Përgjigju
  • Agistin: 20/08/2024 10:58

    Sa do fjal te shkraush jan pak per te uruar ket Djal per kulturen qe tregon vlerat e familjes qe ekan rrit eduku respekte

    Përgjigju
  • GAZ RRUSTA: 19/08/2024 18:07

    Lum ajo familje që të ka edukuar ,Të ruajt Zoti që të ka Bekuar. Zoti i shtoftë shembujt si ti.Nuk të njoh por ndihem shuuuumë krenarë me ty.Këto gjeste na e ngrenë kokën lart.Bravo vëlla

    Përgjigju
  • Gazi: 19/08/2024 16:32

    Sikur qa ka ber dhe ju, kte veprim cdo njeri normal e ben. Ka harru potofolin ne tavoline dhe ja kthy te zotit. Qa ka ktu per heroizma. O shqiptar o marrja e Evropes komentoni gjera koti. Kte veprim 90% e evropianve e bejn

    Përgjigju
  • mark: 19/08/2024 15:07

    BRAVO ARLIS,,,QE JA KE KTHYER CANTEN TE ZOTIT,,QENKE NJE DJALE I MIRE,,,DHE PASKE NJE FAMILJE TE MREKULLUESHME....

    Përgjigju
  • Fortunato: 19/08/2024 11:14

    Oh sa mire Ne fillim i uroj ketij djaloshi jete te gjate dhe e paste me jete Familja e tij Vepra qe ka kry eshte nje simbol i atyre qe duan te jetojne vetem me djersen e ballit ashtu si e ka edukuar familja E pashe artikullin per kete djalosh dhe i uroje jete te gjate e gjette nje pune per te ndihmuar familjen per te jetuar se kushtet ne Shqiperi keto jane por nuk me pelqen ajo qe llomotisin disa per ligje per minorenet (te vegjlit) keta harrojne qe ka edhe nga ata qe nuk kane me ca te ushqehen se kjo eshte shqiperia. Edhe njehere i uroj jete te gjate e shendet pace gjithmon per te ndihmuar FAMILJEN Pac FATE ne jete Urime

    Përgjigju
    • Beqir: 19/08/2024 11:52

      Sa me shumë djem te tille paste Shqiperia.

  • Kodi i Punes: 19/08/2024 10:00

    Neni 98 pika 1- Ndalohet marrja ne pune e femijeve nen 16 vjec!!!

    Përgjigju
    • Flori: 20/08/2024 13:27

      I vetmi mesazh qe pash ishte ky qe na tregon nenin 98 dhe pika 1..qe pika qe nuk te bje.domethen spias teje ky djal e ndimon familjen qe punon qe eshet shembull.na del nje njeri su puna jote tregon nenin.kush do ta mbaj ate familje sipas mendimit tend neni apo shteti

  • puna: 19/08/2024 08:24

    Pertej veprimit te lavderueshem te ketoj djali, a ka inspektoriat pune ky vend, 16 ore pune 14 vjec eshte shfrytezim maksimal pertej cdo norme. Si e kane siguruar punedhenesit kete djale, si e merr rrogen, a ka shkuar Inspektoriati punes te beje vleresimi e vendit te punes... etj etj etj. Nuk eshte rasti vetem per te por per te gjithe minorenet qe shfrytezohen ne te gjithe shqiperine tone turistike te rilindur me ore te gjata dhe askush nuk i kontrollon

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2024 23:52

    Nje diamant mes qymyrit.

    Përgjigju
  • Luka: 18/08/2024 19:56

    Dita t'i behet nje mije, Ardisit! Nderoi veten, familjen edhe neve????????????

    Përgjigju
  • Jola: 18/08/2024 19:45

    Zoti te bekofte mor djale!

    Përgjigju
    • Artur shkodrani: 19/08/2024 07:21

      Zoti të dhafte vetëm te mira suksese në jetë vazhdo me këtë edukat e këto kshidha që ti ka dhan prindërit vetëm mirësi do kesh në rrugën e jetës ndershmëria hallalli asht thesare për gjithë Allahu të rujte i përshëndes gjithë shqiptarët Allahu ju dhafte vetëm Mirsi kudo që janë më gjithë familje

    • Mara emigrante ne Itali: 18/08/2024 23:40

      Kjo eshte educate familiare,paçmiresi , jete te gjate dhe suksese ne jete , tu realizofshin te gjitha deshirat e mira qe ke .Jete te gjate edhe prendere te tu qe te edukuan .Zoti qofte me ty mor bir .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?