Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders

Bota

‘Punon për presidentin Trump’, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nxirret nga restoranti

24 Qershor 2018, 17:04| Përditesimi: 24 Qershor 2018, 17:09

  • Share

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders u nxorr jashtë nga një restorant në Virginia. Vetë Zëdhënësja ka thënë se ka qenë pronarja e restorantit që e nxori jashtë me arsyetimin se punon për Presidentin Donald Trump.

Mbrëmë pronarja e restorantit Red Hen në Lexington më kërkoi që të largohesha sepse punoj për Presidentin Trump, dhe u largova me respekt. Gjithmonë bëj çmos që njerëzit t’i trajtoj me respekt, duke përfshirë edhe ata me të cilët nuk bie dakord, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë gjë“, tha Sanders në një postim në Twitter.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders

Pronarja e restorantit Stephanie Wilkinson, e pyetur nga Washington Post, tha se do ta bënte përsëri të njëjtin veprim. Ajo shpjegoi se ishte stafi i saj që i kishte kërkuar të përzinte zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë.

I shpjegova se restoranti ka disa standarde, të tilla si ndershmëria, dhembshuria dhe bashkëpunimi.

Pronarja e restorantit Stephanie Wilkinson

Zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane janë përballuar me situata të sikletshme për shkak të politikës së ashpër që po ndjek Presidenti Trump ndaj emigracionit të paligjshëm.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?