Kanabis

Punonin në fermë kanabis me vlerë 500 mijë dollarë të shfrytëzuar nga një bandë droge në Britaninë e Madhe, arrestohen 3 shqiptarë, dalin emrat

2 Shkurt 2021, 08:45| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 08:49

  • Share

Tre shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe pasi punonin të shfrytëzuar nga një bandë droge në një fermë kanabis, me bimë vlera e të cilave është 500 mijë dollarë.

Ismail Celiku, Fatjon Plaku dhe Joni Stani janë emrat e shqiptarëve të cilët kanë hyrë ilegalisht me kamionë në Britani me justifikimin se do të punonin si kopshtarë, për të ndihmuar ekonomikisht familjet e tyre.

Sipas pretendimeve të tyre para gjykatës, ata janë ndjerë të kërcënuar nga bashkatdhetarët e tyre pjesë e një bande droge dhe janë detyruar të punonin në një ish-dyqan të mjeteve të peshkimit ne Sheffield që ishte shndërruar në një fabrikë kultivimi të bimëve narkotike.

Celiku, 26 vjeç, Plaku, 27 vjeç, Stani, 36 vjeç, u kapën të gjithë kur oficerët e policisë bastisën ndërtesën ku ndodheshin personat në fjalë në Rrugën Stoke më 8 nëntor rreth orës 8 të mëngjesit.

Prokurori i çështjes gjatë seancën gjyqësore tha se ata po paguheshin nga 150 deri në 200 dollarë në javë për punën e tyre.

Prokurori shtoi gjithashtu se tre shqiptarët bën edhe një përpjekje për tu arratisur në momentin që kuptuan se oficerët e policisë po mundoheshin të hynin në dyqan por përpjekjet e tyre dështuan.

Sipas një eksperti, ferma e kanabisit ishte krijuar për të maksimizuar fitimet me bimë të reja të gatshme për të zëvendësuar ato që ishin kultivuar. Më shumë se 1,270 bimë me një vlerë midis 144,000 dhe 535,000 paund u gjetën në ndërtesë.

Të tre burrat i pranuan akuzat e gjykatës dhe u dënuan me 30 muaj burg. Ata gjithashtu do të kthehen në Shqipëri pasi të kenë vuajtur gjysmën e dënimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?