BERAT- Edhe pse avokati pretendon se inxhinieri Karafil Bregu nuk ka qenë në ditën e punës ku punëtori i Bashkisë ra nga pema pasi kishte shfaqur shenja të COVID-it, gjykata nuk e mori parasysh duke e lënë atë arrest me burg.
Bregu akuzohet se nuk mori masat në punë, e për pasojë punëtori Shkëlqim Metkaj humbi jetën një ditë më parë. Avokati i Bregut, Arenc Berati shprehet se inxhinieri nuk ka qenë atë ditë në punë pasi ishte karantinuar sepse prej 3 ditësh kishte shfaqur shenja të koronavirusit. Ai thekson se Bregu nuk duhet të lëvizte deri në përgjigje të tamponit, por ndërkohë i është kërkuar që të shkojë në polici, gjë të cilën e cilëson si absurde dhe të rrezikshme.
"Personi nuk ka qenë ditën e ngjarjes në punë se ka pasur shenjat e COVID, ka marrë trajtim në urgjencën e spitalit. Ka ndodhur ngjarja, ka ndodhur pas orarit zyrtar të punës, e kanë telefonuar dhe i kanë thënë të vish në polici. Ky person nuk duhet të lëvizte ndërkohë, prokurori ka kërkuar burg. Ne do të apelojmë vendimin e gjykatës, brenda 5 ditëve", thotë avokati.
Punëtori ndërroi jetë një ditë më parë, rreth orës 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, ku 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj banues në fshatin Kamçisht u rrëzuar nga lartësia, duke prerë një pemë.
E cfare masash do merren kur nuk ka mjete per prerje dhe krasitje pemesh po priten pemet ne menyre primitive
Përgjigju