Mentor Sopjani

Kronikë

Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, Klevis Qose: Çdo kontribut sado i vogël, vendimtar për jetën e Mentorit

9 Shkurt, 09:26| Përditesimi: 9 Shkurt, 09:34

  • Share

ELBASAN-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka apeluar për ndihmë, pasi një punonjës në burgun e Elbasanit Mentor Sopjani, i cili po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qose thekson se çdo ndihmë sado e vogël mund të jetë vendimtare për të shpëtuar jetën e Mentor Sopjanit, ndërsa jepen edhe të dhënat bankare dhe numri i telefonit të familjarëve, ku mund të jepet ndihma.

'Thirrje për Solidaritet. Një nga anëtarët e familjes tonë të madhe, Mentor Sopjani, punonjës në IEVP Elbasan, po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Në këtë moment të vështirë, ai ka nevojë për mbështetjen tonë, jo vetëm moralisht, por edhe financiarisht. Mentori ka qenë gjithmonë një njeri i përkushtuar dhe punonjës i ndershëm. Tani është radha jonë t’i qëndrojmë pranë dhe ta ndihmojmë të përballojë këtë sfidë. Çdo kontribut, sado i vogël, është i vlefshëm dhe mund të bëjë një ndryshim të madh për jetën e Mentorit! Të dhënat për ndihmë: IBAN – Raiffeisen Bank: AL68202310590000000011964060. Kontakti i familjarëve: +355 67 691 0698', shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 09/02/2025 09:38

    Ai qe eshte punonjes administrate shteterore edhe nuk e merr persiper drejtoria po njerezit e thjeshte ne kete vend cfare duhet te bejne!? Mos paç hall. Sherim te shpejte burrit huaj. Edhe shkoni votoni prap per ps pl e pd.

    Përgjigju
    • Agimi: 09/02/2025 10:30

      Po a është punonjës shteti ai?? Paguan siguracion në se shteti nuk e shëron ta dërgoj aty ku e marin përsipër ta shërojn . Dhe shteti ti mar për sipër të gjitha shpenzimet.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?