Punonjësi i një dyqani të një karburanti në shtetin amerikan të Tennessee, është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke i vjedhur klientit një biletë fituese lotarie me vlerë 1 milionë dollarë, ndërsa tentonte ta bindte se nuk kishte fituar.
Fituesi i paidentifikuar publikisht, raportohet se kishte blerë disa bileta llotarie me gërvishtje nga punonjësi 23-vjeçar Meet Patel dhe më pas ia dha atij për t’i kontrolluar në kompjuter, shkruan CNN.
Patel i kishte thyer klientit një biletë që kishte fituar $40, ndërsa nuk i tregoi se tjetra kishte fituar çmimin 1 milionë dollarë.
Fillimisht ai e hodhi atë mbi koshin e mbeturinave dhe e mori më vonë për të shkuar në qendrën e llotarisë që të tërhiqte paratë.
“Kur ata e morën në pyetje punonjësin e kuptuan se kishte gjëra që nuk përputheshin, teksa gjithçka u bë e qartë nga kamerat e sigurisë”, tha hetuesi për mediat.
Fituesi biletës, një familjar nga Tennesse, pret të marrë tashmë çmimin, ndërsa Patel po mbahet në burgun e Rutherford i akuzuar me vjedhje fitimesh.