Foto ilustruese

Me familjen në makinë, nuk i ndalon policisë! Oficeri i SHÇBA kanos 2 policë bashkiakë! Pezullohet nga detyra

13 Janar 2021, 11:29| Përditesimi: 13 Janar 2021, 14:16

  • Share

TIRANË- Një sherr i pazakontë mes një efektivi të Policisë  së Shtetit dhe dy policëve të Bashkisë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë.

Report Tv mëson se Ardit Zenelaj, oficer vëzhgues i SHÇBA ka qenë në makinë bashkë me familjen, i cili ka bërë një shkelje të qarkullimit rrugor tek Stacioni i Trenit dhe është ndaluar nga punonjësit e policisë bashkiake.

Efektivi i SHÇBA ka kundërshtuar dhe mes tyre ka pasur një debat verbal. Efektivët e policisë Bashkiake kanë bërë kallëzim penal në Komisariatin nr.3, për pasojë SHÇBA ka nisur hetim disiplinor ndaj Zenelaj deri në përfundim të hetimeve. Për këtë arsye është bërë dhe pezullimi nga detyra.

"Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra, si edhe fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë ndaj Nd/specialistit të përfshirë në këtë konflikt, me detyrë Trupë Shërbimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA, deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit për të gjithë punonjësit, brenda dhe jashtë strukturës së SHÇBA, pavarësisht gradës, apo pozicionit të detyrës", njofton SHÇBA.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • liku: 13/01/2021 14:14

    Policët bashkiak janë te pa aftë nuk njohin trafikun. Nuk janë te aftë të lirojnë trotuaret e bllokuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?