Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Punonjësi i ujësjellësit iu shkon në shtëpi, dy vëllezër në Elbasan e rrahin me grushte, arrestohen (EMRAT)

31 Gusht 2018, 09:30| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 09:57

  • Share

Një sherr me grushte e sende të forta ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri të Elbasanit. Në sherr janë përfshirë dy vëllezërit Andon Bërdufi 55 vjeç, dhe Uran Bërdufi, 29 vjeç dhe shtetasi F.B.,punonjësi i ujësjellësit. Policia ka arrestuar dy vëllezërit dhe ka proceduar në gjenjde të lirë punonjësit e ujësjellësit.

Policia thotë se këta shtetas në fshatin Katundi i Ri, në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës kanë goditur me grushta e sende të forta punonjësin e ujësjellësit, shtetasin F. B., 35 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A.Bërdufi dhe U.Bërdufi, si dhe për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B.

Komento

Komente

  • Kafsha: 31/08/2018 09:50

    Ti dërrmojnë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?