Bota

Punonjësit e Aeroportit të Malpensas, festojnë rikthimin e fluturimeve me 'Jerusalema' (VIDEO)

8 Maj 2021, 18:29| Përditesimi: 8 Maj 2021, 18:37

  • Share

Si për të shënuar një fitore të jashtëzakonshme stafi tokësor i aeroportit ndërkombëtar të Milanos, Malpensa ka festuar rinisjen e fluturimeve me një kërcim nën tingujt e këngës "Jerusalema". Performanca u realizua nga punonjësit e Airport Handling, një nga kompanitë që merret kryesisht me shërbimet në aeroport, falë edhe bashkëpunimit të trupave të Policisë së Shtetit, Policisë Financiare, Emirateve dhe Agjencisë Doganore.

Videoja, e publikuar në Youtube dhe e krijuar nga "Old School Sniperz", u lansua me parullën "krenar të fluturoj sërish ". Kjo koreografi e re ka hyrë në «sfidën Jerusalema», e ndërmarrë nga shumë vende të tjera në botë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?