Kronikë

Punonjësit e Bankers Petroleum Albania dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

21 Korrik 2021, 12:50| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 16:21

  • Share

TIRANË- Në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë, dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania dhuruan sot gjak. Kompania iu përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar vullnetarisht gjak, një akt i rëndësishëm që shpëton jetë. Bashkë me punonjësit dhuruan gjak edhe Drejtori i Përgjithshëm i Bankers Petroleum Albania, Qing Fang me Nëndrejtorin për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës, Luntao Chen.

“Talasemia është një sëmundje që i shoqëron njerëzit e prekur prej saj përgjatë gjithë jetës dhe kërkon transfuzion të vazhdueshëm gjaku.  Ne jemi kompani me sensibilitet të lartë përsa i përket përgjegjësisë sociale. Ne e kemi mbështetur këtë iniciativë të Kryqit të Kuq sepse mund të përmirësojmë jetën e të sëmurëve me talasami. U jam shumë mirënjohës punonjësve tanë që kanë dhuruar gjak sot. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në nisma që ndihmojnë dhe mbështesin komunitetin”, thotë CEO i Bankers Petroleum Albania, Qing Fang.

Mjeku Endrit Susaj,  përgjegjësi i bankës së gjakut në Lushnje, falënderoi të gjithë punonjësit e kompanisë Bankers Petroleum Albania që iu bashkuan kësaj nisme kaq të rëndësishmë dhe bëri thirrje që sa më shumë qytetarë të kontribuojnë vullnetarisht për të shpëtuar jetën e mijëve talasemikë.

 “Punojnësit e Bankers Petroleum, i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes tonë për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. I falënderojmë për këtë organizim që Bankers Petroleum ka bërë  në bashkëpunim me kryqin shqiptar për këtë seancë dhurimi. Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të dhurojnë gjak në ndihmë të këtyre fëmijve. Është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë vera, pasi mungesat për gjak janë shumë më të mëdha,” tha përgjegjësi i bankës së gjakut Lushnjë, Endrit Susaj. 

Në Shqipëri nevojiten mbi 80 njësi gjaku dhe numërohen mbi 600 pacientë me Talasemi, të cilët e kanë të nevojshme të kryejnë transfuzion çdo tre javë. Një numër i madh prej këtyre pacientëve janë fëmijë të moshave të ndryshme. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?