Vendimi i kompanisë KURUM që administron hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit për ta larguar nga puna një numër të konsiderueshëm punonjësish ka ngritur në protestë këta të fundit. Ata u mblodhën në hyrje të HECI-it të Shkopetit, duke kundërshtuar këtë vendim.
“Kemi një kontratë pune me firmën Kurum. Nuk e ka respektuar fare. Është në kundërshtim me të gjitha rregullat. Ka heq punonjës. Nuk na ka kthyer përgjigje", tha një punonjës.
"Prej dy ditësh na kanë lajmëruar se do largoheni fare nga puna. Ne kemi tokat të përmbytura në ujë. I bëj thirrje pronarit që të vije të shohë këtë problem”, u shpreh një tjetër.
Nga 160 vetë kanë ngelur 42 vetë. Do që të heqë dhe më shumë se 10 vetë. Kompania është e vënë në dijeni. Nuk do ta lëmë deri në pikën e fundit. Këto dy HECE janë të lidhura ngushtë me jetën e këtyre punonjësve. Edhe paga është qesharake.
Në mbështetje të protestës ishte dhe përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci.
“Ne do kalojmë në grevë urie. Do ndalojmë pajisjet. Këto shkurtime kanë të bëjnë me sigurimin Teknik në punë. Nga 6 veta në turn kanë ngelë vetëm 2 vetë", tha ai.
Që nga privatizimi i HECE-ve të Ulzës dhe Shkopetit në vitin 2013-të, kompania ka bërë një reformë të thellë, duke larguar nga puna mbi 50% të punonjësve, ndërsa arsyet mbeten të paqarta.
Kerkojsni Saliut pse jeni pa pune ,se ai i shiti hidrocentralet se ishte arka e shtetit bosh .Jo oak por kater hidricentrale ,dy ne Ulez dhe Shkopet dhe dy te Bistrices.Sa ka bere ai as deti si lane me krimet me shqiptaret
Përgjigju