Një nga qendrat e grupit luksoz të rrjetit të dyqaneve franceze dhe shtëpia e modës Louis Vuitton, u vu në shënjestër si pjesë e protestave mbarëkombëtare në prag të një vendimi mbi reformat e diskutueshme të propozuara të pensioneve për të rritur moshën e pensionit në Francë.
Protestuesit e revoltuar prej ditësh, kanë sulmuar selinë e markës luksoze të modës Louis Vuitton, ata u bashkuan me demonstruesit në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin në një shfaqje përfundimtare të zemërimit përpara një vendimi të pritshëm nëse plani jopopullor i Presidentit Macron për të rritur moshën e pensionit në Francë përmbush standardet kushtetuese.
Vendimi përkon me rritjen e moshës së përgjithshme të pensionit nga 62 në 64 vjeç, ndërsa punonjësit e sektorit të kanalizimeve do të detyrohen të punojnë edhe dy vjet shtesë deri në moshën 59 vjeç.Grevat kombëtare të Francës prej ditësh kanë treguar zemëratën e punëtorëve kundër vendimit të qeverisë.
Protestuesit paralajmërojnë se do të vijojnë ë grevat deri sa të tërhiqet vendimi për reformën.Mobilizimi nuk ka përfunduar, thanë ata njëzëri dhe njoftuan qeverinë se kjo nuk është dita e fundit e grevës.